Humbja me Erzenin, Martini: Barazimi do ishte rezultati më i drejtë

Humbja me Erzenin, Martini: Barazimi do ishte rezultati më i drejtë

 

Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij u mposht nga Erzeni. 

Martini tha se ekipi kishte punuar gjatë javës në goditjet standarde dhe përsëri nga kjo e pësuan. 

Te faza ofensive nuk ishim të qartë.  Nuk e mendoja humbjen në këtë takim, barazimi do ishte rezultati më i drejtë. Kishim punuar gjatë javës në përvetësimin e goditje standarte, pasi e dinim se kjo ndeshje mund të vendosej nga episodet. Dhe në fund e pësuam nga një gabim, që duhet ta kishim evituar.

Nuk jam i kënaqur me mënyrën si luajtëm sot. Ndryshuam modul loje dhe kemi pak probleme fizike, gjë e cila u pa edhe në këtë takim. Mendoja të ishim më agresiv, e bëmë në pak momente, por pastaj ra gjendja e ekipit. Kishim rastet, por siç ndodhi edhe momenti pësimit të golit, kundërshtari na zuri në befasi me kundërsulm. Thjesht mungesë përqendrimi në një episod që vendosi ndeshjen.

 

Për momentin pikët janë të rëndësishme, pasi ato të japin qetësinë, si në renditje, por edhe gjatë punës stërvitore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy