Formacionet zyrtare/ Reja zgjedh titullarët, si rreshtohet Shqipëria ndaj Polonisë

Formacionet zyrtare/ Reja zgjedh titullarët, si rreshtohet Shqipëria ndaj Polonisë

Shqipëria luan ndaj Polonisë në transfertë, duke filluar nga ora 20:45, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.

 Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja do të kërkojnë të bëjnë surprizën në këtë sfidë.

Për sa i përket formacioneve, nuk ka surpriza, me trajnerin Reja që e ka zgjedhur edhe 11-shen titullare.

Në skemën 3-5-2, në portë do të jetë Etrit Berisha, ndërsa përpara tij në mbrojtje do të jenë Ismajli, Gjimshiti dhe Kumbulla. Në krahët e mbrojtjes luajnë Hysaj në të djathtë dhe Trashi në të majtë.

Mesfusha do të përbëhet nga Gjasula, Abrashi dhe Bare. Sulmi po kalon një formë shumë të mirë, por Reja ka zgjedhur vetëm 2, të cilët janë Cikalleshi dhe Manaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy