David Alaba, afër largimit nga Real Madridi

David Alaba, afër largimit nga Real Madridi

Së fundmi David Alaba e ka bërë me dije hapin e rradhës në karrierë.

Austriaku nuk do ta rinovojë kontratën me Real Madridin, e cila i përfundon në qershorin e 2026-tës. 

Lajmi është bërë i ditur nga drejtuesit e kryeqytetasve, të cilët nuk janë bindur me rendimentin e anësorit. 

Të gabosh tek një ekip si ‘’ Galaktikët ‘’ është e pafalshme dhe sigurisht ky fakt shoqërohet automatikisht me largimin nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’. 

Megjithatë, arsyeja kryesore janë dëmtimet e njëpasnjëshme të cilat nuk i kanë dhënë mundësinë 33 vjeçarit për të shpalosur potencialin në fushën e lojës. 

Momentalisht tek ‘’ Los Blancos ‘’ po përjetohet një revolucion, i cili do të vijojë edhe gjatë periudhës së transferimeve në pozicionet të cilat nuk e kanë bindur aq sa duhet trainerin Xabi Alonso. 

Gjithsesi, ishi i Bayern Munchenit është një lojtar me shumë kualitet dhe besohet se shumë shpejt do ti japë zgjidhje të ardhmes. 

Eksperienca dhe sidomos vitet mbi supe konsiderohen një plus për të qenë në lartësinë e duhur tek ekipi i ardhshëm, historia e të cilit në kryeqytetin spanjoll do të përfundojë shumë shpejt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy