Shevchenko beson te përmbysja: Milani mund të shkojë në finalen e Champions League

Shevchenko beson te përmbysja: Milani mund të shkojë në finalen e Champions League

Pavarësisht humbjes në ndeshjen e parë në gjysmëfinale me rezultatin 0-2 ndaj Interit, ish-sulmuesi i Milanit, Andriy Shevchenko beson te përmbysja e rezultatit në ndeshjen e kthimit.

Ukrainasi deklaroi se në rast se Milani luan si në pjesën e dytë, i ka mundësitë për të përmbysur rezultatin dhe të shkojë në finalen e Champions League.

Unë jam pozitiv, duhet të harrojmë pjesën e parë. Në të dytën kishte reagim, me shpirtin dhe qëndrimin e duhur, me një plan ndeshje. Rikthimi duhet të jetë si pjesa e dytë, mund të luash shanset në atë mënyrë. Pioli ka shumë presion, por kam respekt për të.

Puna që ai bëri në Milano, me titullin dhe gjysmëfinalen e Champions League është pozitive. E njeh mirë ekipin, duhet t’i besojmë atij. Në kthim, duke luajtur si në të dytën, mund të ndodh gjithçka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy