
Tirana është ndëshkuar nga Dinamo Batumi, në minutën e 67-të, në sfidën e vlefshme për turin e parë në Conference League. Ishte Flamarion, i cili pas një pasimi perfekt të marrë në zonë, e dërgoi topin në rrjetë, për t’i dhënë avantazhin skuadrës gjeorgjiane. Tirana menjëherë është hedhur në sulm, në kërkim të golit të barazimit, pasi një disfatë në ndeshjen e parë në “Air Albania”, do i hapte shumë probleme për sfidën tjetër.



