
Me transferimin e David Raya tek Arsenali, portieri Aaron Ramsdale ka humbur terren, fakt që është konfirmuar me lënien në stol në ndeshjen kundër Evertonit në fundjavë. Prezenca e spanjollit e ka vënë në diskutim qëndrimin e 25 vjeçarit tek ‘’ Topchinjtë ‘’ dhe sipas prestigjozes angleze ‘’ Daily Mail ‘’ , e ardhmja e gardianit mund të jetë larg kryeqytetasve gjatë merkatos së dimrit. Chelsea dhe Bayern Muncheni kanë ndezur motorrët për Aaron Ramsdalen, të cilin e konsiderojnë një vlerë të shtuar për pjesën e dytë të sezonit. Nëse situata do të vijojë e njëjtë, Aaron Ramsdale mund ti japë lamtumirën ‘’ Emirates ‘’ gjatë kësaj periudhe dhe njëkohësisht mund të shëndërrohet një ndër protagonistët e merkatos së ‘’ The Gunners ‘’.



