
Ennur Totre është larguar zyrtarisht nga skuadra e Tiranës. Vetë klubi bardheblu, ka njoftuar shitjen e mesfushorit te ukrainasit e Vorskla Poltava.
Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura, por mësohet se Tirana nga kjo shitje ka përfituar rreth 300 mijë euro.
Totre ishte një titullar i padiskutueshëm në sezonin e fundit, që kulmoi me fitimin e titullit kampion për kryeqytetasit.
Njoftimi i klubit:
Tirana njofton transferimin e lojtarit Ennur Totre në klubin ukrainas FC Vorskla Poltava dhe shpreh mirënjohjen për kontributin e lojtarit dhe punën e tij të palodhur.
Të lumtur që kishim në organikën tonë një lojtar me vlera që vërtetoi sërish se Tirana është trampolina më e mirë drejt suksesit ndërkombëtar.
Klubi, stafi dhe lojtarët i urojnë suksese të mëtejshme në karrierë.



