
Gjatë kohëve të fundit kanë filluar të qarkullojnë zërat për një largim të mundshëm të Fede Valverdes nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ . Në Premier League është zhvilluar një garë e ashpër ndërmjet Chelseat dhe Liverpoolit për mesfushorin , i cili do ti qëndrojë besnik Real Madridit. Objektivi i uruguajanit është qëndrimi tek ‘’ Galaktikët ‘’, të paktën edhe për një sezon tjetër dhe për këtë arsye i ka refuzuar ofertat e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ dhe ‘’ The Redsave ‘’. Madrilenët do të kishin mundësinë për të mbushur konsiderueshëm arkat më një ndër lojtarët më të mirë të tyre por ishi i Penarol ndihet komod tek ‘’ Los Blancos ‘’ , të cilët do të kenë privilegjin e të paturit një ndër mesfushorët më cilësorë në qarkullim. Në sezonin e kaluar 24 vjeçari nga Montevideo kontriboi me 12 gola dhe 7 asiste për ish kampionët e Champions Leagues, të cilët do të synojnë protagonizmin në të ardhshmin në çdo kompeticion.



