Depay i vë kusht Barcelonës

Depay i vë kusht Barcelonës

            Cështja Depay ka marrë shumë rëndësi tek  Barcelona .  Hollandezi është një peticion i trainerit Ronald Koeman i cili i njeh me detaje cilësitë e 27 vjeçarit dhe është i ndërgjegjshëm për impaktin që do të shkaktonte në majën e sulmit të spanjollëve .  Fakti i të qënit  drejt përfundimit të kontratës me Lyonin i ka ardhur përshtat Barcelonës sepse nuk është e  gatshme  për të bërë investime të mëdha për të mos e përkeqësuar  gjendjen ekonomike  . 

Sipas Mundodeportivos kuq e bluve i takon të buzëqeshin sepse negociatat ndërmjet palëve kanë avancuar dukshëm në favor të tyre  dhe parashikohet se shumë shpejt do ti vërë këmbët në mitikun ‘’ Camp Nou ‘’. 

Por  kjo histori që është e një rëndësie  të veçantë për Barcelonën është shoqëruar me dëshirën e Depay që ka të bëjë me një kontratë 2 vjeçare   për të patur mundësinë të shijojë faktin e të qënit nën urdhërat e Ronald Koeman , trainer për të cilin gëzon një respekt shumë të madh sepse kanë përjetuar një eksperiencë të shkëlqyer tek Hollanda në të kaluarën .  Ky lloj besimi evidenton se  gjërat do të shkojnë shumë mirë për Memphis Depay tek Barcelona pa harruar  se rivaliteti për një vend titullari është shumë i ashpër   por nevoja e tyre e parakalon këtë fakt .  

Me këtë vendim hollandezi do të ketë shumë liri në vijim sepse nëse  do të zhvillojë një sezon pozitiv dhe ofertat drejt tij do të jenë interesante,  mund të kërkojë pa problem largimin nga Katalunja për të filluar një tjetër sfidë  në Europë.  Ideja e  Memphis Depay  është pranuar nga drejtuesit e Barcelonës  të cilët kanë fituar shumë terren në funksion të firmosjes me golashënuesin e Lyonit .

 Kjo histori  me siguri do ti motivojë për të përsëritur të njëjtën gjë me lojtarë të tjerë të kalibrit sepse objektivi i rikthimit në epokën e artë ka nevojë me padiskutim për një merkato shumë cilësore .  Figura e Memphis Depay thekson  një avantazh të  madh për ofensivën e Barcelonës  në të cilën do të gjente  mbështetjen e yjeve si Lionel Messi dhe Ousmane Dembele . 

22 gola dhe 12 asiste  në 40 ndeshje janë statistika që s’harrohen lehtë sidomos nga skuadra që duan të rikapin majat në kontinentin e vjetër .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy