Kampioni rus sulmon Putinin: Mbështesni Ukrainën ushtarakisht, mos e ndihmoni diktatorin

Kampioni rus sulmon Putinin: Mbështesni Ukrainën ushtarakisht, mos e ndihmoni diktatorin

Kampioni rus i shahut, Garry Kaparov, ka sulmuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, pas sulmeve të Rusisë në Ukrainës.

Nëpërmjet postimeve në profilin e tij në “Tëitter”, Kasparov, i bën thirrje të gjitha shteteve për të mbështetur Ukrainën, duke thënë se këtë që po ndodh sot e kishte paralajmëruar që në vitin 2014.

Gjithashtu ai shkruan se duhet goditur Rusia në çdo institucion ndërkombëtar, duke shtuar më tej se duhet bllokuar në çdo vend propaganda e bërë nga Putini.

Pasi vitet të tëra u injoruan, tani kuptohet se Garry kishte të drejtë. Në të gjithë ditën e mallkuar sot, do të përsëris atë që e kam thënë nga viti 2014. Mos më thoni që kisha të drejtë, por dëgjoni çfarë po ju them tani.

Mbështesni Ukrainën ushtarakisht, menjëherë. Përdorni të gjitha armët dhe inteligjencën kibernetike. Sulmoni makinën luftarake, të falimentoni Putinin. Bllokoni financat e Rusisë, Putinit dhe bandës së tij. Goditeni Rusinë në çdo institucion ndërkombëtar dhe financiar. Tërhiqni të gjithë ambasadorët nga Rusia.

Nuk ka kuptim të flasim më. Ndaloni propagandën e Putinit. Fikini dhe mbyllini aty ku flitet për të. Mos e ndihmoni diktatorin të përhapë gënjeshtra dhe urrejtje. Luftoni për botën e lirë. Ndihmoni pronarët e rrjeteve sociale të bllokojnë propagandën e Putin”, shkruan Kaparov.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy