Ishte pranë firmës me Barcelonën, futbollisti zyrtarizohet te PSG

Ishte pranë firmës me Barcelonën, futbollisti zyrtarizohet te PSG

Tashmë është zyrtare, Georginio Wijnaldum është lojtari më i ri i Paris Saint-German. Klubi francez nëpërmjet faqes zyrtare, ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me mesfushorin e Liverpool.

Prej kohësh flitej se lojtari do të kalonte te Barcelona, si një dëshirë e madhe e trajnerit Koeman, por nuk ndodhi kështu. PSG ka arritur ta “rrëmbejë” lojtarin në momentet e fundit, duke e bindur të zbarkojë në “Parc de Prince”.

30-vjeçari fillimisht kishte dhënë miratimin për të kaluar te Barcelona dhe zyrtarizimi dukej çështje kohe, por milionat e dhëna nga francezët e kanë bërë atë të ndryshojë mendje. Wijnaldum-it i kishte përfunduar kontrata me Liverpool dhe kështu kalon te PSG si lojtar i lirë, ku ka firmosur kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 9.5 milionë euro, gati trefishin e asaj që i ofronte Barcelona.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy