
Gazetari Olsi Tujani, e quan si të pakuptueshme, atë që bëri Polonia ndaj Argjentinës, ku pavarësisht se po humbisnin ndeshjen, nuk sulmonin për të kërkuar golin.
Në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, Tujani deklaroi se Argjentina e uli ritmin pas golit të dytë dhe polakët duhet të reagonin.
Deri në 1-0 taktika e Polonisë, ishte e kuptueshme. Por, në momentin kur ndeshja shkoi 2-0, nuk u kuptua pse Polonia qëndronte në mbrojtje. Është e pakuptueshme, sesi Polonia nuk luajti për të bërë atë golin e nderit.
Çfarë po priste Polonia pas 0-2?! Kjo është e pakuptueshme. Argjentina e uli ritmin pas golit të dytë, aty duhet të reagonte Polonia.



