Manchester United ofron Martial për Kane

Manchester United ofron Martial për Kane

 Sulmuesi Harry Kane është bërë sërish protagonist në kampin e ‘’ The Red Devilsave ‘’. 

Manchester United po e tenton prej shumë vitesh ‘’ Uraganin ‘’ por rezistenca e Tottenhamit nuk ia ka dhënë këtë kënaqësi rivalëve të Premier Leagues por si duket kjo histori nuk do të zgjatet shumë duke marrë parasysh këmbnguljen e vazhdueshme të anglezëve .

Rënia drastike, sidomos në këtë sezon i ka bërë drejtuesit të nxjerrin shumë konkluzione me anë të cilave po mundohen të fuqizohen në lidhje me sezonin e ardhshëm gjatë të cilit do të tentohet fitimi i titujve. 

Projekti i përpiluar e ka filluar xhiron e tij dhe për të bindur ‘’ Gjelat e Londrës ‘’, 20 herë kampionët e Premier Leagues kanë ofruar Antony Martial me qëllimin e reduktimit të 117 milionë eurove që kërkojnë ‘’ Spursat ‘’ për largimin e golashënuesit nga ‘’ White Hart Lane ‘’.

Kjo çështje konsiderohet shumë e vështirë për tu zgjidhur për vetë faktin e historikut të viteve të kaluara sepse 28 vjeçari është një pilar i ofensivës dhe besohet se Tottenhami me Antonio Conten në stol do ta refuzojë largimin e një lojtari që e ka treguar ndër vite se është ndër më produktivët në Premier League dhe projektit ambicioz i cili ka si kryefjalë fitimin e titujve i nevojiten elementë të tillë .

Në rastin e francezit që aktualisht është i huazuar tek Sevilla  , vijimësia konsiderohet pothuajse e pamundur në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ sepse nejovitet një revolucion i domosdoshëm  në metrat e fundit pavarësisht se prezenca e Cristiano Ronaldos influencon në rezultatet e arritura por ‘’ Cr7 ‘’ s’mund ti shpëtojë gjithmonë gjigandët e Anglisë . 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy