
Erjon Vucaj ka mbyllur bashkëpunimin me skuadrën e Dritës në Kosovë. Këta të fundit kanë njoftuar largimin e mesfushorit, i cili luante aty nga viti 2018.
Me fanellën e Dritës, 31-vjeçari zhvilloi 117 ndeshje, duke treguar paraqitje të shkëlqyer, aty ku ishte nga lojtarët më të spikatur.
Tashmë Vucaj ka dalë lojtar i lirë dhe është në kërkim të një ekipi. Një opsion i mirë edhe për klubet e Superiores, pasi Vucaj e njeh mirë kampionatin, për shkak të së kaluarës, kur ka qenë pjesë e Vllaznisë, Laçit, Flamurtarit, Skënderbeut, Tiranës dhe Luftëtarit.



