Pas paraqitjeve të shkëlqyera si titullar me skuadrën e Lazios, Thoma Strakosha pritet që të rinovojë kontratën me skuadrën bardhekaltër.
Portieri kuqezi pëlqehet nga tekniku, Simone Inzaghi, i cili i ka besuar atij dhe postin e portierit të dytë pas Marketit.
Kontrata e Thoma Strakoshës është deri në vitin 2017-të dhe drejtuesit e Lazios kanë nisur të mendojnë për kontratën e 21-vjecarit kuqezi.
Sipas mediave italiane kontrata e re që drejutesit e Lazios kanë për Thoma Strakoshën do të jetë për pesë sezonet e ardhshme.
Ai shihet si një portier me të ardhme dhe në këtë mënyrë Lazio kërkon që të blindojë portën e saj.



