
Problemet vazhdojnë për Manchester United, drejtuesit e të cilit nuk po mund të zgjasin bashkjetesën me Paul Pogba në ‘’ Old Trafford ‘’ .
Zvarritjet e shumta sigurisht janë një kundrakohë për ‘’ The Red Devilsat ‘’ dhe në këtë histori është përfshirë Barcelona sepse e konsideron ideal për mesfushën .
Francezi ndihet në siklet nën drejtimin e Ralf Rangnick sepse gjermani s’ka mundur ta adaptojë ashtu siç duhet në skemat e tij dhe mosmarrëveshjet e kohëve të fundit i kanë vënë pikpyetjen qëndrimit në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ .
‘’ Los Cules ‘’ nuk duan të humbasin kohë duke iu referuar edhe kontratës së 28 vjeçarit e cila përfundon në fundin e sezonit dhe synojnë vijimin e plotësimit me përpikmëri të kërkesave të Xavi Hernandez i cili po i jep rezultatet .
Pavarësisht se edhe Real Madridi dhe Paris St Germain nuk janë tërhequr asnjëherë nga kampioni në fuqi i botës , e tashmja shpresëdhënëse e spanjollëve ka nevojë ta përforcojë imazhin drejt një të ardhmeje akoma më rezultative dhe shumë shpejt të shëndërrohen në një skuadër elite .
Kalvaret e shumta sidomos me rinovimin e kontratës pak e nga pak po i lodhin ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ sepse është një histori që përsëritet vazhdimisht dhe Joan Laporta kërkon ti bëjë një tjetër dhuratë ish kampionit të botës me ‘’ La Furia Rojan ‘’ , krejtësisht të merituar nëse konsiderohet performanca e deritanishme .
Nuk do të jetë aspak e lehtë sepse ‘’ Les Pariziens ‘’ dhe ‘’ Los Blancos ‘’ shquhen për goditje të kësaj natyre por presidenti i katalanasve s’mendon të tërhiqet sidomos në këtë moment kur ringritja është mëse evidente .



