
Opinionisti Dritan Stoka, në emisionin “SportZone” në MCN TV, duke folur për finalen e Kupës së Shqipërisë, deklaroi se dëshiron që ta fitojë Vllaznia.
Sipas Stokës, shkodranët bëjnë një futboll më të bukur se Laçi dhe kanë dëshirë të madhe për të fituar.
Në lidhje me Partizanin, Stoka u shprreh se drejtuesit bënë mirë që i besuan trajnerit Mehmeti, ndërsa shtoi se në Europë do të donte një përballje me një nga ekipet e Kosovës.
Dua që Kupën ta fitojë Vllaznia, për shkak të futbollit të bukur që ka treguar dhe dëshirës së madhe për fitore që kanë shkodranët. Mendoj se Vllaznia është më e uritur për torfe. Vllaznia bën futboll më të bukur se Laçi, do doja ta fitonin ata Kupën e Shqipërisë.
Vllaznia mbeti në vendin e 5-të për shkak të menaxhimit në skuadër. Shpresoj të bëhet lojë e bukur dhe arbitri të mos ndikojë në këtë sfidë.
Gega te Kukësi është një vazhdim i punës që kishte më parë. Gjici u tregua korrekt, duke i besuar një projekt. Shpresoj të jetë fitues, por pas Partizanit. Për Mehemtin, presidenti Demi dhe drejtori Rama, bënë mirë që i besuan trajnerit. Shpresoj që shorti në Europë të na vërë para ekipeve kosovare. Kemi një grup të mirë. Boshti është te Partizani.



