
Kukësi siguroi kualifikimin për në finalen e Kupës së Shqipërisë. Verilindorët, eliminuan Tiranën në gjysmëfinale.
Sukses i rëndësishëm për skuadrën e Bledar Devollit, që iu fal fitores 2-0 në ndeshjen e parë.
Në “Air Albania”, Tirana fitoi 1-0 falë golit të Ardit Deliut, por nuk vlejti për të kaluar më tej.
Në finale, Kukësi do të përballet me fituesin e çiftit Vllaznia-Egnatia.



