Roma ka zyrtarizuar firmën me një tjetër portugez, pas trajnerit Jose Mourinho. Së fundmi portieri Rui Patricio është prezantuar te klubi verdhekuq, me të cilët ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.
Roma pagoi plot 12 milionë euro të anglezët e Wolverhampton, për të marrë shërbimet e portierit 33-vjeçar, i cili shkëlqeu gjithashtu me Portugalinë në Europian. Në fjalët e para si lojtar i Romës, Patricio u shfaq i lumtur dhe i emocionuar që do të jetë nën urdhrat e një trajneri të madh si Mourinho.
“Është hera e parë që do të punoj me Mourinho, padyshim një nga trajnerët më të mirë në botë për çdo futbollist. Çdo atlet e ka ëndërr të punojë dhe të stërvitet nga një trajner i tillë. Mourinho padyshim që përfaqëson një vlerë të madhe të shtuar për të qenë në gjendje të rritesh, të punosh dhe përmirësohesh, dhe sigurisht që është diçka shumë magjepsëse“, deklaroi portieri i Romës.



