Lautaro Martinez: Lukaku më zhgënjeu, nuk u përgjigj kur e telefonova

Lautaro Martinez: Lukaku më zhgënjeu, nuk u përgjigj kur e telefonova

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, thotë se ka mbetur i zhgënjyer nga sjellja e ish-shokut të skuadrës, Romelu Lukaku. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, argjentinasi deklaroi se tentoi të fliste me Lukakun, por ai nuk iu përgjigj telefonatës. “U zhgënjeva prej tij, mbeta keq, nuk e mohoj. Edhe unë u përpoqa ta telefonoja në ato ditë kaosi, por nuk u përgjigj kurrë. Kështu veproi edhe më shokët e tjerë. Nuk iu përgjigj askujt… Pas gjithë këtyre viteve së bashku, unë u zhgënjeva prej tij. Por është zgjedhja e tij dhe i uroj fat.”, deklaroi Lautaro. Interi tentoi ta transferojë belgun nga Chelsea, por kur mësuan se ai po negocionte me rivalët e Juventusit, zikaltërit vendosën të tërhiqen menjëherë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy