Sot do të luhen dy ndeshjet e para, të vlefshme për javën e 11-të, në Abissnet Superiore. Në 13:45, Laçi pret në shtëpi Dinamon, në një sfidë ku të dyja skuadrat kanë vetëm një objektiv, të marrin fitoren.
Përballja e parë mes këtyre dy ekipeve për këtë sezon, u mbyll në barazim, ndërsa sot do të kërkohen me çdo kusht 3 pikët, edhe për shkak të pozitave ku ndodhen dy ekipet. Pritet një sfidë e luftuar dhe e hapur, për shkak të lojës së hapur që bëjnë dy ekipet.
3 orë më vonë, një tjetër supersfidë do të zhviollohet në “Elbasan Arena”. Teuta dhe Vllaznia, zbresin në fushë, me objektiv triumfin. Shkodranët vijnë me moralin e lartë në këtë sfidë, për shkak të rezultateve pozitive të arritura në ndeshjet e fundit.
Megjithatë nuk mund të thuhet e njëjta gjë për durrsakët, që vijnë pas disa rezultateve negative, që sollën edhe largimin e Edi Martinit. Do të debutojë sot në stolin e Teutës edhe trajneri i ri, Renato Arapi.



