Malmö tenton rikthimin e Zlatan Ibrahimoviç (VIDEO)

Malmö tenton rikthimin e Zlatan Ibrahimoviç (VIDEO)

Zlatan Ibrahimoviç mund të vendosë për të lënë MLS pas vetëm një viti dhe të mbyllë karrierën e tij futbollistike aje ku e nisi futbollin: në Malmö. 

Skuadra e parë ku suedezi ka luajtur i ka ofruar atij një kontratë, ndërkohë që ka marrë prej tij një gjysmë përgjigje pozitive:

"Vërtet, kam marrë propozimin e tyre. Unë nuk e mbyll derën. Unë kurrë nuk kam fituar një kampionat në Suedi dhe është një trofe që më mungon në këndin e trofeve të mi.”

Edhe mediat amerikane nuk janë të befasuara nga një largim i mundshëm i bomberit suedez nga Los Angeles Galaxy, vetëm pas një sezoni.

Malmö dëshiron që ta ketë sërish pjesë të klubit të saj Zlatan Ibrahimoviçin, i cili ka luajtur me këtë fanellë për dy sezone në vitet 1999-2001, duke u zhvilluar 46 ndeshje dhe shënuar 17 gola, por që nuk arriti dot të fitonte asnjë trofe.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy