Partizani u rikthye te fitorja në kampionat pasi mposhti 1-0 Vllazninë në "Selman Stërmasi" me gol të mbrojtësit Eneo Bitri, në pjesën e dytë.
Ndeshja u zhvillua e vakët dhe me pak raste, por të kuqtë ia dolën të marrin një fitore që kënaq edhe trajnerin e përkohshëm të Partizanit, Renaldo Kalari.
Kjo ishte ndeshja e fundit e kampionatit për këtë vit dhe skuadra e Kukësit konfirmohet si kampione e dimrit pas barazimit me Skënderbeun.
Partizani e mbyll në vend të tretë me pikë të barabarta me Tiranën, ndërkohë që kampionati do të rifillojë në mesin e muajit janar.



