
Pas një viti të errët tek Barcelona mesfushorit Miralem Pjanic i është shtruar rruga për të bërë kthesën e madhe në karrierë . Rikthimi i Massimiliano Allegrit tek Juventusi u konsiderua një risi shumë e rëndësishme për të ardhmen e kësaj skuadre sepse një figurë e tillë është krejtësisht motivuese. Me të mbërritur në ‘’ Allianz Stadium ‘’ 53 vjeçari ka filluar punën pa u vonuar duke deklaruar opsionet e merkatos . Boshnjaku mbetet një preferencë e padiskutueshme e Massimiliano Allegrit sepse në epokën e artë të bardhezinjve ishte një ndër pikat më determinante në 11-shen e formuar prej tij dhe tentativa e dytë e Juventusit tregon se ky lojtar është shumë i rëndësishëm për italianët .
Sipas Sport , Juventusi ka menduar të sakrifikojë Aaron Ramsey dhe ti hapë rrugën ishi-t të Romës për të rivënë diktatin në mesfushë sepse Juventusi kërkon ta harrojë sa më shpejt frustrimin në sezonin e kaluar ku humbën titullin . Miralem Pjanic e ka treguar prej kohësh se tek Barcelona nuk mund të qëndrojë asnjë minutë më tepër dhe kërkon të rimarrë fatin e tij në dorë me rikthimin në skuadrën e cila i ka dhënë shansin të jetë protagonist në të kaluarën .
Në lidhje me këtë transferim , Juventusi i ka bërë llogaritë dhe ka arritur në konkluzionin e një huazimi 2 vjeçar të 31 vjeçarit për ti krijuar terrenin e përshtatshëm për demostrimin e potencialit që ka mbetur krejtësisht në hije tek katalanasit .
Ky opsion i favorizon të dyja palët por Juventusi përpos kësaj alternative do të ketë një punë intensive gjatë merkatos sepse ndërhyrjet e duhura do të jenë çelësi i suksesit për një skuadër që pretendon ta zgjerojë protagonizmin edhe në Champions League, kompeticion të cilin e ëndërrojnë prej vitesh . 30
ndeshje kanë rezultuar të pamjaftueshme për Miralem Pjanic për të bindur Ronald Koeman i cili është i detyruar ta largojë nga ‘’ Camp Nou ‘’ për të mos e përkeqësuar situatën në një sezon ku pritet rikthimi i katalanasve në elitën e futbollit europian dhe jo vetëm .



