Humbja me Dinamon, Deliallisi: Marr përgjegjësitë, skuadra nuk u përgjigj

Humbja me Dinamon, Deliallisi: Marr përgjegjësitë, skuadra nuk u përgjigj

Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, foli për MCN TV, pas humbjes 0-4 ndaj Dinamos.

Deliallisi deklaroi se merr përgjegjësitë për gjithçka dhe nuk dëshiron të fshihet.

Marr përgjegjësitë e mia, sepse mendoj se kam gabuar në zgjedhjet e disa lojtarëve. Është një nga ndeshjet tona më të dobëta. Komplimentoj kundërshtarin për këtë fitore.

Mendova që me Migone dhe Mëllugja, që ishim më agresivë. Megjithatë nuk bëmë lojën që duhet. Jam personi që marr përgjegjësitë dhe nuk i fshihem asgjëje.

Ishte një ndeshje totalisht ndryshe, nga ajo e një jave më parë. Një gjë ndryshe, nuk e kishim dëshirën dhe agresivitetin që kam kërkuar. Tifozët duhet të ishin, por nuk është zgjidhja ime. Përderisa ekipi nuk bëri atë që unë kërkova, në këto situata është e patolerueshme. Nga dita e parë e kam thënë, që ndeshjen nuk e humb një lojtar, por i marr unë përgjegjësitë.

Nuk ka lidhje dorëzimi. Ekipi në fillim ishte i shkatërruar. Nuk ka qenë e thjeshtë për të ndërtuar ekipin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy