Jadon Sancho, objektiv i Getafes

Jadon Sancho, objektiv i Getafes

Pas firmosjes me Dani Carvajal drejtuesit e Getafes janë hedhur në sulm për një tjetër objektiv. 

Jadon Sancho është bërë pjesë e listës së Jose Bordalas, për momentin pa ekip. 

Lajmi është bërë i ditur nga ‘ DAZN ‘ të cilin numri një i stolit të kryeqytetasve e vlerëson për kapacitetin për tu adaptuar në disa pozicione të ofensivës. 

26 vjeçari gjatë karrierës ka përfaqësuar Manchester United dhe Chelsean ndër të tjerë ndërsa në sezonin e fundit tek Aston Villa nuk pati hapësira të mjaftueshme. 

La Liga mund të jetë destinacioni i ardhshëm i britanikut i cili po tenton të rikuperojë terrenin e humbur. 

Pas transferimit të ish mbrojtësit të Real Madridit në ‘’ Coliseum Alfonso Perez ‘’ sigurisht tek Getafe ndihen të motivuar dhe po përpiqen që të përforcohen në çdo pozicion. 

Përpos Jadon Sanchos po analizohet edhe Dani Parejo, mesfushor me një eksperiencë të konsiderueshme. 

Vlen të theksohet se madrilenët përfaqësohen edhe në Conference League në sezonin aktual, një ekip i sikletshëm për çdo rival, sidomos në shtëpi.

 

         

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy