
Vllaznia do të përballet me ekipin rumun, Universitatea Craiova, në turin e dytë në Conference League. Rumunët janë të njohur, pasi vetëm një vit më parë, ishte skuadra e Laçit që i eliminoi në Europë.
Për këtë arsye, presidenti i klubit rumun, Sorin Cartu, në prononcimin e dhënë pas shortit, u shpreh se skuadra e tij duhet të kualifikohet dhe të hakmerret për eliminimin e vjetshëm nga Laçi.
Jemi gati për këto dy ndeshje europiane. E mora vesh menjëherë se me kë na ra shorti në Conference League. Tani po kërkoj informacione për këtë kundërshtar
Është e qartë që duhet të hakmerremi në Shqipëri! Nuk kemi asnjë justifikim këtë herë, duhet të jemi seriozë.



