
Mospërshtatja e Riqui Puig tek Barcelona ja ka lënë hapur derën spanjollit për të kërkuar një tjetër eksperiencë larg ‘’ Camp Nout ‘’ .
Xavi Hernandez nuk i lejon në asnjë mënyrë difektet e mëtejshme dhe 22 vjeçari ka fituar zemrën e Luciano Spalletit dhe tashmë ka një shans për të vijuar karrierën tek Napoli. ‘’ Azurrët ‘’ përbëhen nga lojtarë shumë të mirë në pozicionin ku luan Riqui Puig, ndër të cilët mund të përmendet bashkpatrioti Fabian Ruiz që ndiqet prej kohësh nga Real Madridi.
Në këtë kontekst, për Riqui Puig mund të jetë një shans që s’duhet humbur sepse transferimi në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ jo vetëm që do ti jepte kënaqësinë e provës në Serinë A por do ta bënte me një ekip që meriton respekt dhe gjithashtu është pjesëmarrës i rregullt në Europë.
Me një kontratë deri në 2023-shin dhe një vlerë kartoni rreth 10 milionë euro , ndoshta karriera e talentit spanjoll mund të ndryshojë destinacion sepse për më tepër e ka humbur konkurrencën me Gavin dhe Nicon , dy komponentë të dalë nga akademia ‘’ La Masia ‘’ dhe interesi i ‘’ Il Partenopei ‘’ mund të marrë shumë shpejt përgjigje .
Dëshpërimi i Riqui Puig ka filluar të ndihet tek ‘’ Blaugranët ‘’ por jo gjithçka ka shkuar dëm sepse tek napoletanët mund të gjejë qetësinë e dëshiruar dhe pse jo të shëndërrohet në një referent të mesfushës .
Mbështetja në këto momente konsiderohet një plus për Riqui Puig i cili është ‘’ mposhtur ‘’ nga konkurrenca tek ‘’ Los Cules ‘’ , skuadër që po jep maksimumin për tu afruar me elitën .



