
Pas një jave negociatash të vrullshme , Milani ka arritur një tjetër sukses .
Rinovimi me Stefano Piolin tashmë është firmosur deri në 30 qershorin e 2024-trës duke e rikompensuar ashtu siç e meriton italiani . Kuqezinjtë e kanë vlerësuar shumë punën e 54 vjeçarit e cila ka patur një progres shumë domethënës sepse ka luftuar dhëmbë për dhëmbë për fitimin e Scudettos .
Pavarësisht se s’ka rezultuar e mjaftueshme në Champions League, kuptohet se mungesa disa vjeçare vijon ti peshojë këtij Milani që është drejt rigjetjes së vetvetes dhe hapat e deritanishëm e konfirmojnë më së miri një gjë të tillë .
Sipas ‘ Calciomercatos ‘ rinovimi i numrit një të pankinës që ka ndryshuar krejtësisht mentalitetin e Milanit do të shoqërohet me një rritje të konsiderueshme rroge për një trainer, statistikat e të cilit lënë vend për të shpresuar sepse në 104 ndeshje ka arritur 60 fitore , 25 barazime dhe 19 humbje .
Projekti i ishi-t të Fiorentinës patjetër që ka nevojë për një kohë të përcaktuar për të dhënë frytet dhe me këtë ecuri konkludohet se gjithçka por shkon mbarë për Milanin . Faktorët historikë janë një peshë e rëndë për këtë Milan që nuk ngre një titull prej shumë vitesh duke e varfëruar vitrinën e mbushur me të tillë në të kaluarën brilante të tij .
Vijimësia do të tregojë forcën e karakterit të të gjithë aktorëve me në krye të Stefano Piolit për të cilin përgjegjësia është shumë e madhe por njëkohësisht indikatorët favorizojnë një ndër skuadrat më prestigjoze të planetit.



