Nicolas Pepe  i ofrohet Parisit

Nicolas Pepe i ofrohet Parisit

Paqartësia në lidhje me transferimin e Ousmane Dembeles në ‘’ Parque de Prince ‘’ i ka detyruar drejtuesit e Parisit të zgjerojnë interesin sepse ekziston mundësia që francezi të rinovojë me Barcelonën .

Nicolas Pepe është përfshirë në listën e gjatë të kryeqytetasve për të cilin Arsenali investoi 80 milionë euro në merkaton e 2019-tës .

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë në rast largimi nga ‘’ Emirates ‘’ do t’ia shtonte problemet Mikel Artetas i cili akoma vuan  transferimin e Pierre Emerick Aubamenyang tek Barcelona .

Largimeve do ti shtohen edhe ato të Alexandre Lacazettes dhe Nketiah me parametra zero në merkaton e verës , fakt që i shton problemet në metrat e fundit . ‘’ Topchinjtë ‘’ reflektuan dobësinë e tyre me mospjesëmarrjen në Champions League në sezonin vijues dhe fatkeqësisht duhet të mjaftohen me Europa Leaguen , kompeticion i cili ka patur rritje në vitet e fundit .

Kontrata e afrikanit me londinezët përfundon në 2024-tën por drejtuesit e tyre kanë deklaruar se do të japin maksimumin për të rikuperuar 80 milionë eurot e shpenzuara në merkaton e 2019-tës kur e transferuan nga Lille.

Me kalimin e kohës , Premier League nuk i ka rezultuar ashtu siç e mendonte Nicolas Pepe për arsye se 20 vjeçari Bukayo Saka për  vendin e titullarit duke e lënë në prapavijë Nicolas Pepen .

11 gola dhe  7 asiste në 43 sfida e kanë shëndërruar në një referent në skuadrën e Mikel Artetas dhe ka arritur ta finalizojë sezonin si lojtari më i mirë i Arsenalit , fakt që i ka bërë dalje Nicolas Pepes .

Pavarësisht mosarritjes së objektivit që lidhej me pjesëmarrjen në Champions League , Arsenali kërkon ta përfundojë këtë cikël ‘’ dështimesh ‘’ duke filluar që nga sezoni vijues ndërsa ‘’ Les Pariziens ‘’ mund të kenë shumë benefite në të ardhmen nëse do të firmosin me  talentin e gjigandëve të Premier Leagues .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy