Barcelona nuk e harron Javi Galan

Barcelona nuk e harron Javi Galan

Reparti i prapavijës do të jetë një ndër prioritetet e Barcelonës për merkaton vijuese.

Xavi Hernandez është i ndërgjegjshëm se duhet të shtojë impenjimin në funksion të përmirësimit në këtë aspekt dhe nuk e ka harruar në asnjë moment Javi Galan i cili përfaqëson Celta Vigon, për tu vënë në dispozicion kur Alejandro Balde s’do të jetë i diponueshëm për spanjollin.

27 vjeçari është i preferuari i ish mesfushorit dhe parashikohet se ky operacion nuk do ti krijojë shumë probleme ‘’ Los Cules ‘’ pasi  vlera e kartonit të tij arrin 10 milionë eurot, shifër lehtësisht e përballueshme nga Joan Laporta.

E ardhmja e Jordi Albas dhe Marcos Alonsos prej kohësh vijon e pasigurtë në magjikun ‘’ Camp Nou ‘’ dhe Javi Galan është pjesë e revolucionit, me anë të cilit Barcelona do të tentojë të rifitojë vlerat e humbura dhe të rikthehet aty ku e meriton.

Në njëfarë mënyre , sidomos kur flitet për mbrojtjen , transferimet e Barcelonës mund të konsiderohen të detyrueshme sepse mbetet reparti më difektoz , rendimenti i të cilit ka ndikuar në rezultatet jo të mira të katalanasve , në Spanjë dhe Champions League , kompeticion të cilit i tha lamtumirë në fazën e grupeve.

 Kontrata e Javi Galan me bardhekaltërit përfundon në 30 qershorin e 2026-tës por vlera e përcaktuar , shtuar interesin e Barcelonës , nje klub i cili ëndërrohet nga çdo lojtar, mund të rezultojnë arsye të mjaftueshme për tu larguar nga ‘’ Balaidos ‘’ në merkaton vijuese.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy