Superliga/ Plori: Vllaznia ka bërë një ristart, është ndërtuar për të qenë një skuadër e suksesshme këtë kampionat

Superliga/ Plori: Vllaznia ka bërë një ristart, është ndërtuar për të qenë një skuadër e suksesshme këtë kampionat

Pas fitores ndaj Dinamos, Vllaznia duket se ka rikthyer formën e mirë në këtë edicion të Superligës.

 Skuadra shkodrane shfaqet më e sigurt dhe më entuziaste në lojë, ndërsa objektivat mbeten të qarta për vazhdimësinë e kampionatit, pohon trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori. 

Për “MCN Informacion” ai shprehet optimist për paraqitjen e ekipit duke theksuar se skuadra ka bërë një ristart pozitiv në këtë fazë të kampionatit.

Vllaznia ka bërë një ristart shumë të mirë në këtë fillim kampionati dhe është ndërtuar për të qenë një skuadër e suksesshme këtë sezon.

Kampionati i Superligës në këtë fillim janari, me dy ndeshjet e para, mendoj se ka bërë një ristart. 

Nuk është i njëjti kampionat si ai që u mbyll më parë. 

Duke u bazuar te Vllaznia, fillimi ka qenë shumë i mirë, më pas pati disa luhatje, ndërsa në nisje të fazës së tretë mendoj se jemi rikthyer te Vllaznia e fazës së parë. 

Plori theksoi se skuadra po shfaq më shumë entuziazëm dhe cilësi në lojë, duke e cilësuar këtë periudhë si një moment pozitiv për grupin.

Është një Vllazni më entuziaste, që ka shprehur një lojë të bukur dhe më cinike në përbërjen e saj. Duhet përmendur jo vetëm fitorja ndaj Dinamos, por edhe ndeshja shumë e mirë që zhvilluam ndaj Egnatias. Shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm. 

Pavarësisht luhatjeve gjatë sezonit, diferencat me skuadrat kryesuese nuk janë të mëdha.

Mendoj se kjo skuadër është ndërtuar për të qenë e suksesshme këtë vit. 

Ka pasur luhatje, por nuk shoh diferenca të mëdha mes nesh dhe tre skuadrave të para. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy