
Dëmtimet e shpeshta në kohët e fundit sigurisht kanë ndikuar në ecurinë e Ansu Fatit me Barcelonën.
Sulmuesi gjithsesi konsiderohet tejet cilësor, për të cilin disa pretendentë në Arabinë Saudite kanë shfaqur interes.
22 vjeçari është tejet teknik dhe një dhimbje e vazhdueshme koke për çdo rival, i cili fatkeqësisht nuk e ka bindur trainerin Hansi Flick në këtë fazë të parë të sezonit.
Një kalim në këtë ligë sigurisht do të shoqërohej me një përfitim të konsiderueshëm, edhe pse është shumë larg atyre europiane në aspektin cilësor.
Vendimi i golashënuesit nga Guinea- Bisau do të jetë shumë i rëndësishëm, i cili natyrisht kërkon ta rifitojë përsëri protagonizmin e dikurshëm, ndoshta tek një kampionat që ka fituar shumë terren në kohët e fundit për arsye të transferimeve të lojtarëve që lanë gjurmë në Europë në të kaluarën.
7 sfida, të shoqëruara me asnjë gol dhe asnjë asist e kanë vënë në pikpyetje qëndrimin në ‘’ Camp Nou ‘’, tek një skuadër në të cilën presioni është shumë i madh dhe nëse nuk jep maksimumin, të takon ta ngrohësh stolin.



