
Luis Kaçorri e ka mbyllur aventurën me Dinamon dhe do të vazhdojë karrierën në Uzbekistan.
Sulmuesi u prezantua këtë të hënë te skuadra Superligës, Bunyodkor. Lëvizje surprizë e 26-vjeçarit, që në sezonin e fundit, ishte një titullar i padiskutueshëm te Dinamo.

Kaçorri ndërpreu kontratën me klubin shqiptar, për tu transferuar si lojtar i lirë në Uzbekistan.



