Allegri qëndron tek Juventusi

Allegri qëndron tek Juventusi

 Humbja në fushën e Monzas riktheksoi  periudhën e vështirë në të cilën po kalon Juventusi.

Prej kohësh këmbanat e alarmit kanë rënë në kampin e bardhezinjve , disfatat e të cilëve  i faturohen Massimiliano Allegrit.

Vetëm 1 fitore në 8 ndeshjet e fundit sigurisht janë një fakt dëshpërues për ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ por 55 vjeçari do të vijojë në krye të solit deri në fundin e sezonit.

Italianët besojnë tek kualiteti i këtij traineri dhe lajmi është konfirmuar nga vetë drejtori ekzekutiv  Maurizio Arrivabene i cili e ka konsideruar një çmenduri largimin e Massimiliano Allegrit në fillimin e sezonit . Më tej komentoi:

“ Në këtë fazë të sezonit nuk mund të flitet për çështje të tilla . Besojmë tek projekti i Allegrit dhe jemi të vetëdijshëm për kapacitetin e tij si trainer ‘’ , përfundoi Maurizio Arrivabene .

Juventusin natyrisht e presin sfida të vështira, sidomos në Champions League pasi regjistron dy humbje rradhazi dhe dy ndeshjet me Maccabi Haifan konsiderohen jetike për vijimësinë në këtë kompeticion duke shpresuar që të favorizohet nga rezultatet e rivalëve . 

Vitet e suksesit s’mund të harroheshin nga drejtuesit e rekordmenëve të Serisë A dhe besohet se eksperienca do ti ndihmojë për ta kaluar këtë moment kritik.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy