Eric Garcia drejt  Arsenalit

Eric Garcia drejt Arsenalit

Duke qenë se jemi drejt fundit të sezonit, ekipet vijojnë përgatitjen për merkaton e verës, shumë e rëndësishme për të ardhmen.

Arsenali i Mikel Artetas besohet se do të jetë një ndër protagonistët, ekip që vijon të kryesojë me shumë meritë në Premier League dhe është afër rikthimit tek titulli kampion.

Londinezët nuk e fitojnë kampionatin që prej sezonit 2003-2004 dhe nëse s’do të gabojnë në javët e mbetura do ta thyejnë akullin në një ndër ligat më të rëndësishme të Europës.

Një ndër objektivat e spanjollit është bashkombasi Eric Garcia, i cili në të kaluarën u aktivizua me Manchester City-n dhe kontrata me Barcelonën i përfundon në 2026-tën.

Mendohet se do të jetë një akord i vështirë për tu arritur nga ‘’ Topchinjtë ‘’ për arsye të rëndësisë së mbrojtësit tek kuq e blutë , tek i cili spikat përshtatja në disa pozicione, fakt që e bën edhe më tërheqëse figurën e tij.

Erik Garcia i ka treguar aftësitë si nga krahët ashtu edhe në qendrën e mbrojtjes, por sigurisht pritet një analizë e detajuar nga ana e ‘’ Blaugranëve ‘’ për largimin ose jo nga ‘’ Camp Nou ‘’ të 22 vjeçarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy