
Edhe në merkatot vijuese sfidat emocionuese do të jenë prezente.
E tillë do të jetë edhe ajo midis Manchester United dhe Arsenalit për Bazoumana Toure.
Ekstremi i Newcastles po vijon me hapa të sigurtë drejt një të ardhmeje të ndritur, i cili u transferua në verë nga Hoffenhaimi në ‘’ St James Park ‘’.
Lajmi është bërë me dije nga ‘ TEAMtalk ‘ dhe vlen të ritheksohet se pretendohet për të dytën herë si nga ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ ashtu edhe nga ‘’ Topchinjtë ‘’.
20 vjeçari aktivizohet si ekstrem i djathtë i cili në sezonin aktual numëron 2 gola në 16 sfida me gjermanët.
Mënyra se si luan preferohet nga trainerët respektivë dhe besohet se e ardhmja e tij do të jetë në Premier League.
Në 5 korrikun e 2026-tës u zyrtarizua kalimi tek bardhezinjtë për afro 50 milionë euro dhe kontrata e firmosur përfundon në qershorin e 2031-shit.
Një fakt domethënës është se lojtari nga Bregu i Fildishtë përfaqëson ekipin më të pasur në botë momentalisht dhe vlen të shtohet se edhe Tottenham Hotspuri bashkë me Aston Villan e pretendojnë.
Do të jetë një sfidë jo e lehtë sepse traineri Matthias Jaissle e konsideron prioritet qëndrimin e këtij lojtari duke qenë se sapo e ka nisur eksperiencën me Newcastlen.



