Barcelona, insiston për Julian Alvarezin

Barcelona, insiston për Julian Alvarezin

  Tentativat e drejtuesve të Barcelonës në lidhje me përforcimin e ofensivës gjatë verës vijojnë.

Julian Alvarez mbetet i preferuari i Hansi Flickut i cili tashmë ia ka dhënë një sinjal ‘’ Blaugranëve ‘’. 

Argjentinasi ka deklaruar se nëse do të largohet nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ prioritet për të është transferimi në ‘’ Camp Nou ‘’. 

Natyrisht ky lajm i ka entuziazmuar spanjollët dhe tifozerinë e zjarrtë të tyre duke qenë se 26 vjeçari përfshihet në rangun e më cilësorëve në qarkullim. 

Nëse i referohemi ‘’ Los Colchoneros ‘’ vlen të shtohet se tentativat e Enrique Cerezos për të siguruar qëndrimin e Julian Alvarezit asnjëherë s’kanë ndalur dhe sipas gazetarit Matteo Moretto thuhet se negociatat ndërmjet palëve do të fillojnë shumë shpejt. 

Largimi i Robert Lewandowskit do të lërë një boshllëk në metrat e fundit dhe ish fituesve të Champions Leagues dhe La Ligas do ti duhet të gjejnë një zëvëndësues të denjë. 

Megjithatë, përveç ish-t të Manchester City-t tek Barcelona po monitorohen edhe lojtarë të tjerë, ndër të cilët vlen të përmendet Joao Pedro. 

Sezoni i përfunduar ishte i dyti për golashënuesin tek Atletico Madridi, i cili e finalizoi atë me 20 gola dhe 9 asiste në 49 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy