Real Madridi, ofertë për Michael Olise

Real Madridi, ofertë për Michael Olise

Ecuria shumë e mirë me Bayern Muchenin e ka shëndërruar Michael Olisen në një lojtar të pretenduar referuar merkatos së verës. 

Mesfushori i ka dhënë një impakt lojës së bavarezëve, një ndër ekipet më të frikshëm në Gjermani dhe Europë. 

Por interesi i ekipeve të elitës sigurisht është i pashmangshëm dhe tashmë për 24 vjeçarin ka ndezur motorrët Real Madridi. 

Përballë ‘’ Galaktikëve ‘’ pa dyshim çdo lojtar tundohet dhe presidenti Florentino Perez ka deklaruar se është i gatshëm të ofrojë rreth 150 milionë euro. 

Kjo shifër pa dyshim pritet të merret në shqyrtim nga krerët e gjigandëve të Bundesligës pavarësisht rëndësisë së Michael Olises në 11-shen e Vincent Kompany-t. 

Janë bërë dy sezone përfshirë aktualin në ‘’ Allianz Arena ‘’ dhe progresi i këtij lojtari nuk ka nevojë për koment.

 Në aktualin numëron 18 gola dhe 27 asiste në 44 sfida, një statistikë e cila kurrsesi s'duhet të anashkalohet.

 Interesi i ‘’ Los Blancos ‘’ përbën një vlerë të shtuar për çdo lojtar duke qenë se për shumicën transferimi në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ vijon të jetë një objektiv i hershëm. 

Besohet se influenca e Kylian Mbappes mund të ndikojë në vendimarrjen e ishi-t të Crystal Palaces dhe nëse do të jetë kështu sigurisht ish fituesit e Champions Leagues mund të shëndërrohen në të papërballueshëm referuar ofensivës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy