Dybala : E ardhmja vijon e paqartë

Dybala : E ardhmja vijon e paqartë

Problemet serioze të Juventusit qartësisht janë reflektuar me rendimentin e vakët të peshave të rënda të 11-shes së Massimiliano Allegrit .

Argjentinasi Paulo Dybala është vënë në qendër të kritikave dhe ofertat në adresë të tij sa vinë e po shtohen dhe në lidhje me këtë çështje ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ akoma nuk e ka gjetur zgjidhjen .

Eleminimi në Champions, pikërisht në ‘’ Allianz Stadium ‘’ ndaj Villarealit i ka vënë pothuajse kapakun një sezoni të dështuar të bardhezinjve të cilët  në njëfarë mënyrë e kanë të siguruar pjesëmarrjen në të ardhshmin por koha e ka treguar se ndërhyrjet konsiderohen të domosdoshme në verë .

Tekniku italian është parë i shqetësuar pavarësisht se nxënësit e tij kaluan pa shumë probleme modestët e Salernitanës ditën e djeshme . Mbi këtë çështje jetike për fazën ofensive  nuk kanë munguar fjalët e 54 vjeçarit i cili është shprehur skeptik :

“ Nuk e di se si do të vijojë kjo histori .  Paulo është një lojtar i rëndësishëm por gjithashtu jemi të fokusuar tek Bernardeschi, De Sciglio , Perin apo Cuadrado . Do të mundohem të jap maksimumin për këtë klub që më ka dhënë shumë kënaqësi por vendimi iu përket krerëve të klubit “ , shtoi Massimiliano Allegri .

 Duke iu referuar kësaj situate, shanset për largimin e ‘’ La Joyas ‘’ në merkaton verore janë të mëdha sepse disa klube me emër vijojnë të interesuar  dhe pa diskutim që sulmuesi nga Kordoba do të jetë një ndër protagonistët e saj  në sajë të shkëlqimit disa vjeçar me torinezët të cilët me meritë arritën të jenë rekordmenë në Itali .

30 qershori është afër , për një lojtar që s’ka bërë aq shumë sa kërkohet nga një klub i këtyre niveleve , duke e reflektuar potencialin në 29 sfida, 13 gola dhe 6 asiste por juventinët besojnë se do të mund ta gjejnë akordin e përbashkët pasi e kaluara nuk mund të harrohet kaq lehtë .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy