Inter dhe Liverpool duel për Bremer

Inter dhe Liverpool duel për Bremer

 Tre sezonet tek Torino e kanë lartësuar figurën e Gleison Bremer i cili po avancon  me italianët .

 Me një kontratë deri në 2025-sën, për brazilianin prej kohësh po luftohet për ta larguar nga skuadra ‘’ Granata ‘’  dhe sipas ‘ Goal ‘ Interi dhe Liverpooli do të masin forcat në këtë duel.

Por zikaltërit dhe ‘’ The Redsat ‘’ kanë nga pas edhe Juventusin për një ndër anësorët më të suksesshëm të Serisë A .

Torino tashmë është i përgatitur për çdo gjë që mund të ndodhë gjatë merkatos sepse Jurgen Klopp e ka deklaruar se e shikon anësorin një zëvëndësues të denjë për Joe Gomez që pretendohet nga Aston Villa dhe  Newcastle United .

Pavarësisht se shtatlarti gëzon respektin e trainerit gjerman, statistika prej 200 minutash aktivizimi në Premier League bie ndesh me pretendimet e anglezit duke e vënë në një situatë delikate e cila mund të prodhojë largimin nga mitiku ‘’ Anfield Road ‘’ në fundin e sezonit.

 E njëjta gjë po ndodh edhe me ishi-n e Sao Paolos i cili ka fituar shumë protagonizëm në krahun e djathtë të mbrojtjes së Torinos duke impresionuar shpeshherë me inkursionet drejt portave kundërshtare që i lehtëson shpejtësia mahnitëse dhe efektiviteti në kundrasulmet e nxënësve të Ivan Juric.

Këto pretendentë krijojnë shumë entuziazëm mbi të ardhmen sepse mund ta pasurojnë karrierën e Gleison Bremer edhe me  fitimin e titujve kolektivë , synim të cilin me Torinon e ka pothuajse të pamundur për ta arrirë dhe natyrisht për arsye të përfitimeve ekonomike.

Tre sezonet në një ndër kampionatet më emocionues në botë ia kanë shpërblyer sakrificat talentit brazilian dhe kjo luftë parashikohet shumë e ashpër deri në fund por Liverpooli do ta nisë me një avantazh në aspektin ekonomik që ndoshta mund ta afrojë me objektivin .

Përpos prapavijës,  Gleison Bremer ka treguar cilësitë edhe në metrat e fundit me 4 gola në 27 sfida dhe ka treguar se mund të adaptohet shumë shpejt në çdo cep të fushës duke ia lehtësuar punën Torinos.

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy