Franklin Ahanonu, nuk është më lojtar i Skënderbeut. Klubi korçar, njoftoi këtë të shtunë, shitjen e sulmuesit në Kazakistan, tek Astana.
Detajet nuk bëhen të ditura, por fakti që drejtuesit e kanë shitur ende pa u mbyllur kampionati, lë të nënkuptohet se shuma ka qenë e majme. Vetëm në janar, korçarët refuzuan një ofertë prej 200 mijë eurosh për sulmuesin.
Franklin ishte një nga lojtarët më të mirë dhe më të spikatur te Skënderbeu këtë sezon, aty ku u transferua nga skuadra e Turbinës.
Njoftimi i klubit:
Faleminderit Franklin!
KF Skënderbeu zyrtarizon marrëveshjen me Fc Astana për transferimin e sulmuesit nigerian tek nënkampionët e Kazakistanit.



