Tahiri: Katër skuadrat e fundit të renditjes janë në një nivel

Tahiri: Katër skuadrat e fundit të renditjes janë në një nivel

Ish-futbollisti, Ermal Tahiri, u shpreh në emisionin “Skaner” në MCN TV, se katër skuadrat e fundit, Egnatia, Dinamo, Kastrioti dhe Skënderbeu, janë në të njëjtin nivel.

Tahiri shtoi gjithashtu se me atë që kanë treguar skuadrat, është shenjë që kampionati shqiptar është i shëndoshë.

“Nuk e dimë çfarë do bëhet mbrapa në kampionat. Kastrioti ka bërë një fitore të madhe sot. Kampionati është i shëndoshë dhe në rrugën e mbarë. Laçi është ekipi i vetëm që po ecën vetëm me fitore.

Dinamo nuk po sheh fitore, kanë probleme të mëdha. Lojtarët kishin raste por nuk shënojnë dot. Edhe te Egnatia investimet janë të mëdha për të shpëtuar. U bënë 4 skuadra të një niveli për mbijetesë. Edhe gara për Europë u ngjesh. Edhe Tirana tani nuk e ka të sigurt titullin.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy