Sherri në ndeshjen e moshave, tifozët futen në fushë dhe godasin lojtarët e Skënderbeut (VIDEO)

Sherri në ndeshjen e moshave, tifozët futen në fushë dhe godasin lojtarët e Skënderbeut (VIDEO)

Në ngjarje aspak e këndshme është regjistruar në futbollin e moshave, më konkretisht në ndeshjen e Kategorisë Superiore U-17, mes Akademia e Futbollit, që ishte pritës dhe Skënderbeut.

Gjatë zhvillimit të një rivënie anësore, ka pasur tension mes lojtarëve që janë përplasur mes tyre, por në fushë janë futur edhe tifozë.

Me rrethimin e fushës, që është i lehtë për tu kaluar, disa tifozë u futën në fushë dhe goditën lojtarët e Skënderbeut.

Në njoftimin e klubit korçar, thuhet se një nga lojtarët ka pësuar dëmtime serioze nga goditja e marrë.

Reagimi i Skënderbeut:

E turpshme ajo që ka ndodhur sot në takimin Akademia e Futbollit - Skënderbeu 0-0 e vlefshme për Kategorinë Superiore U17!

Tifozët e ekipit pritës, godasin me grushta lojtarët bardhkuq gjatë një faulli në vijën anësore pranë tribunës duke shkaktuar dëme fizike serjoze tek njëri prej lojtarëve tanë.

Skandaloze dhe aspak Fair-Play ajo situatë e ndodhur sot duke rrezikuar jetën e fëmijëve.

Kërkojmë publikisht nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe organet kompetente marrjen e masave disiplinore ndaj ekipit pritës dhe zbatimin me rigorozitet të regullores në lidhje me masat organizative të cdo klubi apo Akademie.

Sot ndeshja dështoi sepse nuk kishte masa sigurie për zhvillimin e ndeshjes.

Ne nuk mund të rrezikojmë jetën e femijëve në emër të Futbollit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy