Sfidë e ashpër për Sterling

Sfidë e ashpër për Sterling

 Edhe gjatë kësaj vere , emri i Raheem Sterling do të përflitet për një largim të mundshëm nga ‘ Etihad Stadium ‘.

Transferimi i Erling Haaland ja ka reduktuar edhe më tepër mundësitë sulmuesit dhe mënyra më e mirë për ti dhënë fund kësaj historie është largimi nga ‘’ The Citiziens ‘’.

Në sajë të kontributit  tek anglezët dhe efikasitetit në vijën sulmuese , 27 vjeçari  sipas ‘ Daily Mail ‘ pretendohet  nga Atletico Madridi , Real Madridi dhe Barcelona , rivalë që garantojnë shumë për të ardhmen . 

Pep Guardiola ka deklaruar tashmë se nuk e shikon pjesë të bardhekaltërve ishi-n e Liverpoolit dhe zvarritja disa vjeçare ndoshta do të marrë fund gjatë kësaj vere. 

Pretendentët tregojnë se Raheem Sterling ende mbetet një lojtar për tu marrë në konsideratë  dhe duke qenë se është një vit larg përfundimit të kontratës me ‘’ Qytetarët “  , këta të fundit duan të përfitojnë me shitjen e ekstremit  dhe besohet se do të kërkojnë rreth 90 milionë euro për largimin e tij .

Kjo shifër është paksa e ekzagjeruar për ekipet në fjalë të cilat mendohet se do të kërkojnë një ulje të konsiderueshme sepse në të kundërt zgjidhja e vetme do të ishte përfitimi i shërbimeve të Raheem Sterling me parametër zero në verën e 2023-shit .

 Për sulmuesin nga  Kingston ky moment konsiderohet tepër i rëndësishëm dhe i duhet të bëjë zgjedhjen e duhur për të mos përsëritur historinë dhe ti shijojë në maksimum vitet e mbetura në futboll.

Raheem Sterling e nisi rrugëtimin në këtë profesion në moshën 8 vjeçare  tek Queens Park Rangersi dhe në 2010 -tën iu bashkua akademisë së ‘’ The Redsave ‘’ duke treguar se e meritonte një mundësi në ekipin e parë, në të cilin impresionoi për katër sezone dhe në merkaton e 2015-tës Manchester City e bëri pjesë të një skuadre yjesh por pas shtatë vitesh e ardhmja parashikohet diku tjetër .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy