
Problemet në prapavijë vijojnë ta shqetësojnë Diego Simeonen i cili po mendon me shumë kujdes lëvizjet e ardhshme .
Kur dihet se merkatos i kanë mbetur edhe disa ditë për të marrë fund , traineri argjentinas po i përshpejton lëvizjet sepse Atletico Madridi është shumë larg paraqitjeve të sezonit të kaluar . Objektivi i ‘’ Los Colchoneros ‘’ do të përqendrohet tek hyrja në grupet e Champions Leagues , eveniment ku kryeqytetasit s’mund të mungojnë sepse ëndërrojnë fitimin e tij sa më shpejt .
Kësaj etape të trishtë i është shtuar edhe eleminimi nga Kupa e Mbretit ndaj Real Sociedadit, ndeshje që dha për të kuptuar se diçka nuk shkon me nxënësit e ‘’ El Cholos ‘’ i cili është fokusuar tek një element shumë i rëndësishëm i Osasunës .
David Garcia ka ditur ti tejkalojë pritshmëritë sepse përveç të qënit një faktor determinant tek skuadra nga Pamplona është shëndërruar në mbrojtësin më golashënues të La Ligas , ekzaktësisht me katër të tillë . Ky fakt flet për një lojtar shumë të guximshëm drejt ofensivës, i cili e avantazhon të ardhmen e 27 vjeçarit .
Momenti kritik i kryeqytetasve duhet domosdoshmërisht të shoqërohet me ndërhyrje cilësore dhe David Garcia ka ditur ti bëjë shumë mirë detyrat në skemat e Jagoba Arrasates dhe tashmë është bërë pjesë e pandashme e projektit të lideruar nga drejtori sportiv Andrea Berta .
Koha e ka treguar se pavarësisht luhatjeve që konsiderohen normale në futboll, Atletico Madridi gjithmonë ka patur vazhdimësi në kompeticionet pjesëmarrëse edhe pse në Kupën e Mbretit ecuria nuk rezultoi ashtu siç numri një i pankinës dëshironte .
Deri më tani David Garcia është komportuar si një profesionist i vërtetë tek ‘’ Të Kuqtë ‘’ duke patur një rol të padiskutueshëm protagonizmi të kanalizuar në 21 ndeshje dhe me një pretendent tepër të vlerësuar në kohët e sotme .



