
Shqiprim Taipi, është i larguari i radhës nga skuadra e Kukësit. Klubi verilindor, ka zyrtarizuar “divorcin” me mesfushorin. Taipit i përfundoi kontrata me Kukësit dhe palët nuk kanë rinovuar, duke bërë që të dalë lojtar i lirë. “Kukësi njofton përfundimin e kontratës me lojtarin Shqiprim Taipi. Shqiprimi kontribuoi ne 70 ndeshje me fanellën e Kukësit ku shënoi 4 gola edhe asistoj ne 3! Klubi e falënderon për kontributin e tij ne ekip edhe i uron shume suksese ne te ardhmen!”, thuhet në njoftimin e Kukësit.



