Manchester United, ofensivë për Fermin Lopez

Manchester United, ofensivë për Fermin Lopez

  Pavarësisht tundimeve në kohët e fundit Fermin Lopez thuhet se do të vijojë tek Barcelona.

 Manchester United ia ka hapur dyert e ‘’ Old Traffordit ‘’ mesfushorit, sipas raportimeve të ‘ Radio Marcas ‘. 

Por gjithsesi 23 vjeçari dëshiron të përfaqësojë për më tej ‘’ Blaugranët ‘’ i cili po fiton peshë në skemat e Hansi Flickut. 

Ecuria shumë e mirë me kuq e blutë e ka bindur edhe Luis de la Fuenten i cili e ka grumbulluar në ndeshjet e fundit të Spanjës. 

Në 30 qershorin e 2031-shit i përfundon kontrata me katalanasit, periudhë e mjaftueshme për tu konsoliduar në formacionin titullar. 

Edhe pse potenciali i ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ në aspektin ekonomik është i konsiderushëm nuk shikohet si kërcënim nga ana e drejtuesve të Barcelonës. 

Premier League ndër vite është konsideruar një destinacion i preferuar për shumë lojtarë por ky nuk është rasti i Fermin Lopezit. 

Për të janë bërë katër sezone përfshirë aktualin në ekipin e parë, i cili ka patur një rritje progresive në çdo aspekt.

 5 gola dhe 4 asiste në 12 sfida referuar sezonit që po luhet demostrojnë edhe njëherë se andaluzi po përjeton një moment ideal tek ish kampionët e Champions Leagues.

 Por përveç Fermin Lopez gjigandët britanikë janë interesuar edhe për Pablo Barrios duke qenë se traineri Michael Carrick medoemos synon të përforcojë repartin e mesfushës. 

E sigurtë është se 20 herë kampionët e Premier Leagues do ta kenë shumë të vështirë ta arrijnë objektivin, marrë parasysh edhe periudhën që po përjeton golashënuesi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy