
Mesfushori Milinkovic- Savic vijon të mbetet një dëshirë e madhe e Juventusit dhe në merkaton e verës parashikohet se italianët do ta tentojnë transferimin e serbit në ‘’ Allianz Stadium ‘’ deri në ditën e fundit.
Bardhezinjtë janë një skuadër me shumë cilësi në këtë repart, me lojtarë si Zakaria , Pogba apo Paredes por fillimi jo i mirë i sezonit, i reflektuar edhe me eleminimin nga Champions Leagues sigurisht është një motiv më shumë për të dhënë maksimumin gjatë periudhës së transferimeve.
27 vjeçari prej shumë sezonesh konsiderohet një ndër më të mirët e Lazios dhe ish rekordmenët e Serisë A janë të gatshëm të ofrojnë deri në 80 milionë euro për ishi-n e Genkut.
S’duhet harruar se edhe Real Madridi dhe Milani janë prapa derës por Juventusi beson se mund ta arrijë me sukses këtë marrëveshje.
Për më tepër , një transferim tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ do të shoqërohej edhe me një rritje të konsiderueshme page dhe mund të shëndërrohet në një ndër më të bujshmit e verës së 2023-shit.
Skuadra e Massimiliano Allegrit ka nevojë emergjente për të afruar elementë cilësorë në merkato sepse ky sezon konsiderohet një ndër më të ndërlikuarit për arsye të largimit të parakohshëm nga kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube dhe situatës jo të mirë në kampionat.



