
Barcelona po zhvillon një kampionat të shëlqyer këtë sezon, teksa mban vendin e parë me 62 pikë, plot 9 pikë më shumë se ndjekësit e Real Madrid.
Shumë i lumtur me punën e trajnerit Xavi, është shfaqur edhe presidenti Joan Laporta. Ky i fundit, është shprehur se ka gati rinovimin e kontratës, edhe në rast se nuk fitohet titulli kampion.
Jam gati të rinovoj me Xavi edhe nëse nuk fitohet La Liga. I kam thënë dhe ai këmbëngul që, nëse nuk fitojmë… dua të përcjell një mesazh qetësie. Tashmë kam menduar për rinovimin. Ai e njeh mirë situatën në shtëpi dhe mbron këtë stil të lojës që kemi te Barça.



